Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Rama ka paguar të korruptuar ndërkombëtarë për të thënë se PD nuk e do drejtësinë

Një falimin e tij në ditën e 50-të të protestës në çadër Basha, përpos sulmeve ndaj qeverisë, është shprehur se kjo e fundit ka paguar disa ndërkombëtarë, me anë të cilëve lobon se PD nuk e do Reformën në Drejtësi. Basha e ka përmendur disa herë këtë sulm të tij ndaj këtyre ndërkombëtareve, por nuk është ndalur në emra specifikë, apo nëse të përmendurit janë funksionarë të lartë në shqipëri.

Fabula e fundit është se, Edi Rama po e bën gjithë këtë qëndresë jo për të ruajtur karrigen dhe privilegjet e pushtetit, që ti përdorë për ti prishur e kapur zgjedhjet e shqiptarëve, po sepse ai do të bëjë drejtësinë, ai do të bëjë shtetin. Ka ngritur bashkë me një tufë të korruptuarish ndërkombëtarë mitin se, Edi Rama donte drejtësinë dhe ne nuk e duam dhe për një kohë të gjatë. Për një kohë të gjatë edhe na kanë kompleksuar duke thënë, jo ne nuk duam reformën. Por nuk është e vërtetë që nuk duam reformën. Reformë në drejtësi alla-Shullaz, nuk ka për të pasur kurrë.” tha Basha.

Please follow and like us: