Albspirit

Media/News/Publishing

Boksieri shqiptar kampion bote, 10 ndeshje i fitoi para kohe

Atë që nuk po mund të arrijë politika shqiptare në arenën ndërkombëtare, po e arrijnë sportistet shqiptar me forcat e tyre, pa mbështetje dhe përkujdesje shtetërore. Janë sportistët të cilët na bëjnë krenar duke ngritur flamurin kombëtar në çdo shtet të botës, I tillë është edhe boksieri Erzen Rrustemi nga Gjilani i Kosovës, aktualisht ai mban titullin kampion bote për peshat e rënda ose siç njihet ndryshe W.B.F.

Boksoj që në moshën 10-vjeçare, 5 vite në ligën profesionale, kam gjithsej 12 ndeshje të zhvilluara, 10 prej tyre i kam të fituara para kohe, aktualisht jam kampion bote në WBF. Ky titull njihet ndryshe nga boksierët e tjerë të cilët e kanë pasur këtë titull, mes tyre është legjenda Evander Holyfield”, tha Rustemi.

Erzen Rrustemi ka filluar ushtrimet për boks që në moshën 10 vjeçare ndërsa karrieren  si boksier profesionist e ka filluar në vitin 2012 në ligën profesionale. Deri me tani ka zhvilluar 12 meçe, ku dhjetë prej tyre i ka fituar para kohe ndërsa dy të tjera i ka fituar me pikë.

Please follow and like us: