Albspirit

Media/News/Publishing

DASH: Mos u ngatërroni me Sorosin…

Sipas gazetës, edhe pse ishte menduar se Trump do ndiqte një agjendë të ashpër kundër miliarderit George Soros, duket se Departamenti i Shtetit është akoma i dashuruar me Sorosin.

Letrës së mbushur me ankesa të senatorëve kundër Soros u ka dërguar përgjigje një zyrtar karriere i nivelit të mesëm në Byronë e Çështjeve Legjislative, Sekretari Ekzekutiv Joseph E. Macmanus.

Ata i ankoheshin atij për ndikimin e George Soros në Shqipëri dhe Maqedoni.

Sipas “New York Post”, gjashtë senatorët, të drejtuar nga Ted Cruz, nuk morën një përgjigje nga Tillerson apo nga ndonjë zyrtar tjetër i këtij niveli, por nga një zyrtar i nivelit të mesëm.

Kjo letër u reklamua me të madhe nga Partia Demokratike në Shqipëri dhe mediat e saj.

Kuptohet arsyeja, pasi letra është dërguar me lobimin e tyre, pasi vetë Basha ishte takuar me Ted Cruz, para kësaj letre.

Pavarësisht kësaj, përgjigja përkundër gjithë akuzave që senatorët renditën lidhur me influencën e Soros dhe mbylljen e programeve të financuar nga Sorosi në rajon, përfshirë edhe Shqipërinë, ishte tejet befasuese.

“Pak a shumë ai iu tha senatorëve t’ia fusin vrapit,” shkruan gazeta amerikane.

“Programet e ndihmës së Departamentit të Shtetit, projektohen, implementohen dhe monitorohen në mënyrë rigoroze për të siguruar që janë bazuar në vlerat më të rëndësishme amerikane. Me pak fjalë, ne e dimë se çfarë po bëjmë, ju nuk e dini,” shkruan gazeta.

Sipas gazetës, edhe pse ishte menduar se Trump do ndiqte një agjendë të ashpër kundër miliarderit George Soros, duket se Departamenti i Shtetit është akoma i dashuruar me Sorosin.

Please follow and like us: