A e dini arsyen përse Princi William nuk e vë unazën e martesës?
Nëse jeni i apasionuar pas linjës mbretërore angleze , atëherë me siguri e keni vënë re që Princ William nuk mban një unazë martese në gishtin e tij; kjo sepse është një traditë aristrokratësh që daton prej periudhave antike.
Gjatë kohës së Egjiptit të lashtë, femrat filluan të përdornin unaza në formë rrethore prej floriri për të treguar se ishin të martuara; Por për meshkujt unaza filloi të vendosej vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, që shërbente si një kujtesë për familjen që i priste në atdhe.
Mesa duket, midis shtresës së lartë mbretërore tradita vazhdon të respektohet. I vetmi që mban unazën e martesës është Princi Charles, ndërkohë që Duka i Edinburgh dhe Duka i Cambridge nuk vendosin një të tillë.
William Hanson, ekspert në normat e mirësjelljes, është shprehur se për britanikët e shtresave të larta të shoqërisë është e zakonshme të mos përdorin unazë martese:
“Është një traditë e kaluar brez pas brezi tashmë: Zotërinjtë e vërtet nuk duhet të vendosin bizhuteri. Më parë e njëjta gjë vlente edhe për orërat, por tashmë është hequr si normë.”
Për të treguar që je një mashkull me klas në Britani një prioritet mes shtresës së lartë është që mos të vendosësh unazë martese! Kjo nga ana tjetër nuk bëhet për të shprehur mos përkushtim ndaj gruas.
“Të vetmet bizhuteri që një mashkull mund të veshë janë unazat e gdhendura me vulë të familjes që i përket.“, përfundon Hanson.