Gazetari denoncon: Sokol Baraj, vdiq nga mungesa e pajisjeve në Urgjencë
Ish-drejtori i pergjithshem i policise se shtetit Sokol Baraj, u percoll me ceremonial shteteror e me nderime disa jave me pare pasi humbi jeten nga zemra ne Tirane.
Ndarja e tij nga jeta ishte nje lajm i keq e i dhimbshem jo vetem per familjen dhe te afermit, por edhe per Organizaten e Policise, politiken, e madje, edhe per nje pjese te mire te gazetareve te karrieres ne Tirane te cilet per shkak te punes, kishin raporte te mrekullueshme njerezore me Sokol Barajn.
Duket se ai, ka humbur jeten si pasoje e mangesive ne logjistiken e sherbimit te Urgjences.
Gazetari Dritan Laci, ne profilin e tij personal ne Facebook, pa publikuar dokumente dhe informacione qe tregojne se Sokol Barajt nuk iu dha ndihma e duhur me pajisjen e duhur ne momentin e krizes qe pati ne zemer.
Nga ministria e Shendetesise, nuk ka ende nje reagim ne lidhje me kete ceshtje./lajmifundit.al
Ja cfar shkruan gazetari:
Postimi i pare
Mbreme e degjova per te disaten here kryeministrin e vendit tim qe flet per suksese ne shendetesi. Deri me tani kam heshtur sepse kam kerkuar te respektoj zine e familjareve per humbjen e te afermit te tyre, por nese ata kane zgjedhur te heshtin edhe per interesat e tyre te ngushta konjukturore politike, pasi e degjova edhe njehere kryeministrin e vendit tim per suksesin e shendetesise se epokes se tij, kam vendosur te botoj ne profilin tim nje fakt trondites. Te cilin me poshte do ta shoqeroj me dokumentet perkatese te siguruara nga burimet e mia. Behet fjale per vdekjen e Sokol Baraj ish-zv/minister i Puneve te Brendshme, i cili nderroi jete jo me larg se nje muaj me pare si pasoje e nje ataku kardiak. Sokol Baraj ishte vellai i deputetit te Partise Socialiste, Besnik Baraj si edhe i aferm i Drejtoreshes se Fondit te Kujdesit Shendetesor, Luzhiana Abazi. Ne dokumentin e meposhtem jane kartelat e te ndjerit qe nga momenti kur eshte bere telefonata e pare per ndihme drejtuar Urgjences prane Stadiumit “Dinamo” deri ne momentin kur i eshte dhene ndihma e pare nga mjeket e Urgjences. Banesa e te ndjerit ka qene vetem 300 m larg Urgjences, prane Piceri “Era” ne ish-Bllok. Por cka ndodhur? Edhe pse kane shkuar ne kohe reale per ti dhene ndihmen e pare, mjeket e urgjences e kane pasur te pamundur ta mbajne ne jete pacientin. Kjo sepse Defibrilatori qe ben masazhin elektro-kardiak nuk punon. Dhe sipas po burimeve te mia ka dy vite qe eshte jashte funksionit. Ne pamundesi te funksionimit te Defibrilatorit, mjeket sikunder shikohet edhe ne kartelen e z. Baraj, kane filluar ti bejne CPR. Per te gjithe ata qe nuk dine CPR (Cardiopulmonary Resuction) eshte masazh kardiak me duar. Vellai i z. Baraj i i cili gjendej ne ato momente prane tij, i ka kerkuar me ngulm disa here mjekeve te perdorin defibrilatorin, por ata i kane thene qe nuk punon. Sokol Baraj kesisoj nderroi jete edhe pse ju dha ndihma e pare. Une duke respektuar dhimbjen e familjareve per humbjen e te afermit te tyre do kisha zgjedhur te mos i publikoja keto fakte, por duke degjuar Kryeministrin e vendit tim qe krekosej se kishte shpetuar shendetesine shqiptare, vendosa te mos hesht me. Vendosa te mos hesht sepse kam kuptuar qe jeta jone eshte kthyer ne nje megafon qe thote genjeshtra nga mengjesi ne darke. Vendosa te mos hesht sepse nuk mund ta duroj dot faktin qe ai qe na genjen eshte kryeministri i vendit tone, ai qe duhet te mbroje jetet tona. Nuk ka nate qe emisionet investigative ne tri kanale kryesore televizive te mos japin fakte rrenqethese per ate qe ndodh ne spitalet tona. Jo me larg se dy nete me pare ne njerin prej tyre nje pacient ulerinte nga dhimbjet ne korridor dhe e lane te priste ne radhe. Jo me larg se mbreme ne nje tjeter emision investigativ, u publikua rasti i Spitalit te Kukesit ku kuzhina e gatimit ishte ngjitur me dhomen e morgut ku po dekompozohej kufoma dhe kudo vinte era kerrme. Jo me larg se tri dite me pare u publikua nje tjeter fakt trondites se si infermieret ne x qytet punojne pa diplome. Njerez ju behej thirrje. Kushdo qofte, mos e lini veten rober te genjeshtres. Nuk ju duhet nje kryeminister qe genjen. Me poshte po ju ve ne dispozicion edhe dokumentet e te ndjerit S. Baraj per te kuptuar se ku ka perfunduar ky vend.
Postimi tjeter:
Pershendetje te gjitheve. Me poshte po ju ve ne dispozicion biseden e zbardhur midis mjekeve dhe deputetit Baraj ne momentin kur i vellai i goditur nga ataku kardiak po luftonte me vdekjen. Sikunder edhe e lexon me poshte z. Baraj ka kerkuar qe te vihet ne pune defibrilatori ne menyre qe ti shpetohet jeta vellait. Por mjeket e Urgjences i thone qe nuk punon. Ndaj edhe i bejne CPR masazh kardiak me duar nderkohe qe ne kartelen qe publikova dje mjeket kane shkruar qe pacienti ishte pa puls dhe reflekse. Pra duhej defibrilatori per ta kthyer ne jete. Ne fakt z. Baraj e humbi luften me vdekjen.