Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Meta i bën thirrje Ramës dhe Bashës për të dialoguar në orët e fundit të afatit për zgjedhjet

Pak orë para skadimit të afatit për regjistrimin në zgjedhje, kryetari i LSI-së, Ilir Meta gjatë një takimi me banorët e njësisë 7 në Tiranë, u bëri një thirrje të fundit Ramës dhe Bashës për të dialoguar.

“Kur duhet një kompromis të gjithë duhet të lëshojnë nga pak, përpara se të jetë vonë”, shprehet Meta teksa shton se “pa stabilitet s’ka siguri, s’ka mundësi, as për investime, as për shërbime më të mira’.

Më tej kryetari i LSI-së shton se zgjedhjet janë të shqiptarëve, dhe duhen zhvilluar në një mjedis të qetë e demokratik dhe se stabiliteti politik është shumë i rëndësishëm.

Please follow and like us: