Albspirit

Media/News/Publishing

Kërcënohet me mesazhe në Facebook kryebashkiakja e Gramshit

Një person është ndaluar dhe më pas vënë në hetim në gjendje të lirë, pasi nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka kanosur kryebashkiaken e Gramshit. Lajmi është bërë i ditur nga burime të policisë lokale, të cilat thanë se kanë nisur hetimet ndaj 39-vjeçarit me inicialet E. M. Ky i fundit akuzohet se nëpërmjet Facebook ka kanosur kryebashkiaken e Gramshit, Luljeta Dollani. Ajo më pas ka bërë denoncimin në polici, e cila ka shoqëruar personin e dyshuar dhe pas hetimeve ka vendosur që ta hetojë në gjendje të lirë. Burime policore thanë gjithashtu se, ngjarja ka lidhje me detyrën e Dollanit, si kryebashkiake e Gramshit.

Please follow and like us: