Albspirit

Media/News/Publishing

Mediat e Vuçiçit: Protestat e të rinjve të nxitura nga Sorosi

Miliona euro nga Sorosi, skenarë të errët për destabilizimin e Serbisë, komplote antiruse e teori të tjera konspirative kanë mbushur faqet e para të gazetave serbe.

Pas shpërthimit të protestave rinore kundër zgjedhjes së Vuçiçit, mediat e afërta me pushtetin kanë gjetur një poligon të ri qitjeje: fytyra e miliarderit me origjinë hebreje, Xhorxh Soros.

Për tabloidin serb ‘Informer’, oficerët e sigurimit rus paskan gjetur dëshmi se mercenarët e miliarderit amerikan duan me çdo çmim të nxitin trazira në Serbi, përcjell Konica.al

“Miliarderi amerikan, Xhorxh Soros, financuesi i famshëm i të ashtuquajturave revolucione laramane, njeriu pas luftërave në Libi, Siri, Ukrainë dhe krizës së fundit në Maqedoni, ka urdhëruar mercenarët e tij në Serbi që me çdo çmim të nxitin kaos në Beograd dhe qytetet e tjera të mëdha. Për financimin e ‘revolucionit spontan’ janë ndarë më shumë se dhjetë milionë”, nis tregimin e vet tabloidi ‘Informer’.

Sipas këtij mediumi, oficerët e Sigurimit serb kanë pranuar këto paralajmërime nga kolegët e tyre në inteligjencën ruse.

‘Informer’ pretendon se një letër e shkruar 7 ditë para zgjedhjeve presidenciale në Serbi ka paralajmëruar se agjentët e huaj dhe mercenarët e Sorosit do të provojnë që ‘situatën paqësore paszgjedhore’ ta shndërrojnë në një krizë të menjëhershme me krerët e opozitës, intelektualët e pavarur dhe gazetarët e kontrolluar nga Perëndimi, me qëllim të krijimin e një atmosfere, në të cilën konfliktet janë të pashmangshme.

“Ata do të përpiqen të delegjitimojnë procesin zgjedhor dhe kështu të sfidojnë rezultatin e kryeministrit Aleksandër Vuçiç. Cilado qofshin rezultatet në zgjedhje, ata do të pretendojnë që ka pasur vjedhje dhe zgjedhjet ishin të parregullta….Qëllimi i protestave do të jetë nxitja e përgjigjes së rreptë policore, e cila do të përdorej më vonë nga propaganda si dëshmi për shtypje dhe diktaturë’, thuhet në letrën e inteligjencës ruse, për të cilën ‘Informer’ pretendon se e zotëron.

Please follow and like us: