Ndalohet ndërtimi i impiantit të mbetjeve në Fier, Xhixho: E ndaloi Meta dhe Vasili
Pas protestave të shumta, ndërhyrjes së këshilltarëve bashkiak të LSI-së dhe ministrit të Drejtësisë, Petrit Vasili është ndaluar ndërtimi i impiantit të përpunimit të mbetjeve në Fier. Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në LSI, Erisa Xhixho shkruan se kjo u bë e mundur edhe falë shqetësimit të ngritur nga kreu i Kuvendit Ilir Meta dhe ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.
“Miq, Impianti i Plehrave ne Qarkun e Fierit u ndal si fitore e qytetareve dhe fale mbeshtetjes se Kryetarit tone Ilir Meta dhe deputetit Petrit Vasili.
Kjo pas ngritjes se shqetesimit nga grupi i Keshilltareve te LSI ne Bashkine e Fierit. LSI gjithmone ne mbeshtetje te qytetareve dhe kunder veprave qe demtojne shendetin dhe ambjentin . #LSI#NjeShansPerTeGjithe”, shkruan Erisa Xhixo.