Albspirit

Media/News/Publishing

Presidentit Trump i ‘mbërrin në tryezë’ propozimi për të vrarë Kim Jong-un

 

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i ka paraqitur Presidentit Trump mundësitë për të ndalur kërcënimet bërthamore të Koresë së Veriut, shkruan “New York Post”.

Ato përfshinin edhe  vrasjen e diktatorit të saj, Kim Jong-un, dhe vendosjen e armëve bërthamore amerikane në Korenë e Jugut.

Duke cituar burime ushtarake dhe zyrtarë të lartë të inteligjencës amerikane, “NBC News” raporton se të dy skenarët janë duke u zhvilluar  gjatë takimeve të Presidenit Trump këtë javë me liderin kinez,  Xi Jinping.

Zyrtarët amerikanë shpresojnë që udhëheqësi kinez do të bindë aleatin e saj të Koresë së Veriut, nëpërmjet sanksioneve apo diplomacisë, të tërhiqet.

Nëse shteti vetmitar vazhdon në rrugën aktuale dhe testimin e armëve bërthamore, Këshilli amerikan mund të vërë në zbatim kundërpërgjigje shumë më të forta, thonë zyrtarët e inteligjencës amerikane./

Please follow and like us: