Tjetër skandal në Teatrin Kombëtar, kontratat me aktorët e rinj: Prano rolin pa lekë dhe futu i brendshëm në Teatër
E ftuar në emisionin Zonë e Lirë aktorja e re Linda Jarani e njohur edhe për rolin e saj në serialin “O Sa Mirë”, ka treguar të vërtetën se përse ajo la një nga shfaqjet e teatrit në mes.
Arian Cani nxiti aktoren duke thënë se janë hapur fjalë se ajo u largua pak para një shfaqje në Teatrin Kombëtar për arsyen se nuk pranoi të dalë nudo.
Kjo u mohua kategorikisht nga aktorja e cila theksoi se kishte rënë dakort për rolin 6 muaj më parë.
Aktorja tregon se shkaku i largimit ishte pakti i prishur me Hervin Culin drejtorin e Teatrit.
Çuli kishte diskutuar me aktoren pasi ajo kishte fituar audicionin për rolin, se si do të binin dakord për pagesën. Drejtoi i propozon aktores së re 2 opsione, e para një shumë e caktuar që ishte e pëlqyeshme për të dy palët, ose opsioni i futjes si aktore e brendëshme e TK. Aktorja tregon se ishte e gatshme për të dy opsionet.
Pasi filluan provat drejtori thërret në zyrë sërisht aktoren dhe i komunikon asaj se shifra që kishin rënë dakord do të përgjysmohej pa arsye. Kjo ka bërë që aktorja të ofendohet dhe të ndërpresë punimet për shfaqjen.