Zbardhen detaje, ish-drejtori i Policisë u qëllua me 5 plumba poshtë pallatit
Detaje të reja dalin në pah nga vrasja e ish-drejtorit të policisë së qarkut të Vlorës Artan Cuku, mbrëmjen e së shtunës në kryeqytet.
Burime pranë policisë kanë bërë me dije për mediat se mendohet që Cuku është qëlluar nga nje person teksa ka qenë duke ecur në këmbë pranë banesës së tij.
Ish-kreu i bluve të Vlorës ka marrë 5 plumba dhe është rrëzuar në tokë, ndërsa atentatori është larguar në drejtim të paditur.
Please follow and like us: