Albspirit

Media/News/Publishing

Aktorët turq me origjinë shqiptare

Ata janë ndër aktorët më të pëlqyer në Turqi, por a e dini se disa prej tyre kanë origjinë shqiptare? Zbuloni në galerinë e mëposhtme se cilët janë këta aktorë! Baris Arduc Omeri i “Dashuri me qira”, edhe pse ka lindur në Zvicer, ka origjinë shqiptare. Madje, aktori di gjithashtu të flasë shqip.

Image

Kivanc Tatlitug .Ylli i serialeve turke ka pranuar në një intervistë se ka origjinë shqiptare. Ai njihet si Brad Pitt i Turqisë.

Image

Deniz Barut  Aktorja e cila ka zbuluar prejardhjen e saj shqiptare në një urim që i ka bërë të atit. “I dashur baba, i forti baba. Sot është ditëlindja jote. Së bashku, edhe shumë vite të lumtura. “Ti bëhu shumë i fortë dhe qendro gjithmonë pranë nesh. Shqiptari inatçor, të dua babi.” – ka qenë urimi i aktores.

Image

Halit Ergenc Ai njihet nga të gjithë si Sulejmani i Madhërishëm. “Më duhet të them se të parët e mi nga ana e mamasë në Periudhën Osmane kanë ardhur në Turqi, pra babai i gjyshit të saj ka qenë shqiptar. Mund të them me gojën plot se në damarët e mi ka gjak shqiptari” – ka thënë aktori në një intervistë.

Image

Please follow and like us: