Albspirit

Media/News/Publishing

Basha i tha idiot, Denar Biba: Do vazhdoj të jem ai që kam qenë!

Kreu i KQZ-së, Denar Biba nuk i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë kryetarit të PD-së që e quajti idiot.

Në një status në “Facebook” ai thotë se deklaratat e tij vazhdimisht interpretohen si qëndrime të PS-së, por kjo nuk është e vërtetë.

“Ka nje qasje frikshmerisht naive dhe/ose keqdashese qe e njehson cdo qendrim a deklarate timen me ato te PS!!!

Sot psh deklarata ime (e shpallur qe hershem) se, “une do te jem avokati me i mire i interesave legjitime te opozites” eshte interpretuar nga disa sikur PS u terhoq nga qendrimi i saj “i forte” dhe po i lutet PD qe vec te regjistrohet ne zgjedhje pa s’ka rendesi afati.

Kjo pasi sot (data 9 prill) eshte afati i fundit i regjistrimit te partive per Zgjedhjet e 18 qershorit 2017.

Cfare mund te them ne lidhje me kete eshte se, duke qene se sot eshte dite e Djele, afati shtyhet per neser” shkruan Biba.

Por pasi ka thënë këtë, kreu i KQZ-së del zbuluar dhe këshillon Partinë Demokratike të hyjë në zgjedhje, njësoj siç bën kryeministri Edi Rama.

“Persa i takon qendrimit tim, s’do fare mend qe te kuptosh se eshte interes absolut i opozites qe te marre pushtetin, ne menyre qe te vere ne jete programin e saj politik.

Por qe kjo te ndodhe, me se pari opozita duhet te regjistrohet e te konkurroje ne zgjedhje.

Ne nderkohe une do vijoj te jem ai qe kam qene gjithmone, cilatdo qofshin interesat e dites se partive politike”.

Please follow and like us: