Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-Kongresmeni amerikan në çadrën e opozitës: Administrata e re amerikane është me ju

Në mbështetje të protestës së opozitës ka dalë edhe ish-kongresmeni i Partisë Republikane në SHBA Bob Mcween. Ai ka mbajtur një fjalim para mbështetësve të opozitës ku e ka vlerësuar si angazhim për ruajtjen e vlerave të demokracisë. Ai tha se Shqipëria ndodhet në udhëkryq dhe demokracia sipas tij duhet të bazohet te besimi i njerëzve dhe jo forca.

“Ka vetëm dy mbështetje për një qeveri, e para është mëbshtetja e pushkës, dhe e dyta mbështetja e qytetarëve. Kur një vend mbështetet mbi forcën dhe armën ai vend jeton në varfëri. Pas luftës kjo ka qenë historia e Shqipërisë. Dhe më aps ndodhi një revolucion dhe prosberiteti pas viteve 90-të erdhi pas angazhimit qytetar. Ju duhet ta ruani këtë angazhim.

Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për çfarë po ndodh në Shqipëri. Presidenca e re e Trump në SHBA, miq anë e mbanë botës, ne jemi këtu sot me ju. Çështja nuk ëhstë dhe aq e komplikuar. Ata që e duan Shqiëprinë janë sot të bashkuar. Ka vetëm një kundërshti për këtë gjë, personi që nuk i bashkohet këtij koalicioni, nuk e vlerëson demokracinë, zgjedhjet e lira e të ndershme.

Shqipëria ëhstë në një kryqëzim, të bazohet te ushtrimi i forcës apo te besimi i qytetarëve”, deklaroi Mcween.

Please follow and like us: