Albspirit

Media/News/Publishing

Aeroplanmbajtësja më e shtrenjtë testohet në det

Marina amerikane ka nisur testimin në det të aeroplanmbajtëses “USS Gerald R Ford” të dielën. Anija 13 miliardë dollarëshe është e para aeroplanmbajtëse që ndërtohet në 40 vjet.

Ajo do të kalojë disa ditë duke kryer teste të përgjithshme me qëllim që të verifikohet gjendja e saj, sistemet dhe teknologjia.

Presidenti amerikan Donald Trump foli pak kohë më parë mbi bordin e anijes dhe premtoi se do të rriste shpenzimet ushtarake në një përpjekje për të projektuar fuqinë amerikane jashtë vendit.

Zyrtarët e ushtrisë thonë ndërkohë se anija “USS Geral R Ford” e ka kapërcyer me 2.5 miliardë dollarë buxhetin dhe po zbret në det me tre vjet vonesë.

Please follow and like us: