Çfarë po ndodh në Maqedoni? Ushtria me tanke lëviz në drejtim të Shkupit
Forca ushtarake sot në mëngjes kanë lëvizur në drejtim të Shkupit. Siç shihet edhe nga kjo video e publikuar në Lajm vërehen transportierë të rëndë ushtarakë në lagjen Gjorçe Petrov, lagje e cila është në hyrje të Shkupit nga drejtimi i Tetovës.
As në Ministrinë e Mbrojtjes e as në Shtatmadhorinë e Armatës së Republikës së Maqedonisë tani për tani nuk kanë sqarim lidhur me shkaqet për këto lëvizjes të ushtrisë, në kohën kur Maqedonia po përballet me krizë politike dhe institucionale.