Albspirit

Media/News/Publishing

Ish-drejtori i lartë i policisë Artan Cuku, para 3 muajsh gjykata e dëmshpërbleu me 12 paga

Apeli i Gjykatës Administrative, 3 muaj para se të vritej, kishte vendosur që ish-drejtori i lartë i policisë Artan Cuku të dëmshpërblehej me 12 paga nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për largim të paligjshëm nga puna.

Vendimi është marrë datë 2 shkurt 2017 dhe përcakton dëmshpërblimin, por jo rikthimin e tij në detyrë. Ish-zyrtari i lartë i policisë Artan Cuku, i cili u vra këtë të shtunë, ishte shkarkuar nga detyra në qershor të vitit 2014.

Në atë kohë ai mbante postin “Specialist në Sektorin e Studimeve Strategjike”, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, por ky sektor u shkri, gjë që solli dhe largimin e tij nga puna, për të mos u emëruar në një funksion tjetër.

Cuku do të ngrinte padi në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë, e cila i dha të drejtën e rikthimit në punë, por çështja do të apelohej nga ana e Avokaturës së Shtetit, që në këtë rast përfaqësonte interesat e Policisë së shtetit si palë e paditur dhe Apeli Administrativ ka vendosur ta dëmshpërblejë atë me 12 paga, por jo rikthimin në punë.

Please follow and like us: