Këshilltari i presidentit Trump paralajmëron mundësinë e një sulmi të ri në Siri
Këshilltari i presidentit amerikan, Herbert Raymond McMaster e ka lënë të hapur mundësinë e sulmit të ri ushtarak në Siri.
Ai theksoi se SHBA nuk dëshiron të veprojë vetëm, për të përmbysur presidentin Bashar al-Assad.
Në intervistën e parë për ‘Fox News’, McMaster ka thënë se SHBA ka ‘dy gola’ për të mposhtur shtetin islamik dhe për të hequr presidentin sirian Bashar al-Assad nga pushteti.
McMAster sugjeroi që Trump të kërkoj përgjigje globale politike për ndryshimin e regjimit në Siri, gjithashtu edhe të Rusisë.
“Është shumë e vështirë të kuptohet se çfarë lëvizje politike duhet të përdoret për të përcaktuar nëse regjimi i Assadit të vazhdoj”, theksoi ai duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do ta bëjnë këtë ndryshim.
Sipas tij, edhe vendet tjera duhet të bëjnë pyetjen se pse duhet mbështetur regjimi që kryer vrasje masive ndaj qytetarëve të saj.