Albspirit

Media/News/Publishing

Mihal Monka: Shqipëria është e shqiptarëve të vërtetë!

 

Europa e Bashkuar detyron prej kohësh Shqipërinë të ndërmarë përpjekje të mëdha për të shrrënjosur trafiqet dhe krimin e organizuar. Secila qeveri bën shumë zhurmë me mburrje të mëdha për arritje të dukëshme.

Po të jetë se u besojmë shifrave që jepen, janë qindra mafiozë dhe kriminelë të arrestuar gjatë operacioneve të policisë si brenda vendit dhe në vendet fqinjë, disa dhjetra funksionarë të lartë të korruptuar.

A thua se Mafia është duke hequr shpirt? Aspak jo. Është shumë e lartë shkalla e depërtimit të krimit të organizuar në radhët e politikës, të pushtetit lokal, bile edhe qendror, lidhjet janë të shumfishta me mjedisin ndërkombëtar e lidhur me forcën e stërmadhe financiare dhe kapacitetin e lartë korruptues.

Sot për sot është vështirë të ndërmarrësh një sulm në përmasa të gjëra ndaj ndërfutjeve mafioze në mjedisin politik dhe financiar vendas.

Të gjithë duhet të jemi të ndërgjegjshëm, dhe sidomos qarqet politiko-ekonomike se lufta e strukturave kriminale i tejkalon së tepërmi përmasat e proçedimeve policore, gjyqsore ose institucionale, pasi ajo prek në mënyrë të drejtëpërdrejtë mbijetesën ekonomike të vendit.

Pushteti sharron degët mbi të cilat është ulur për luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar, financimi i emigrantëve ka rënë, dhuratat financiare nga miqtë gjithashtu janë ulur.
Interesat ekonomike të vendit po dëmtohen për shkak të vartësisë së thellë ekonomike nga mjedisi kriminal. Dhe a thua se Shqipëria është si Siliçia e para viteve 40-të? Sa vrasje mafioze e klienteliste janë bërë?
Jemi shqiptarë dhe duhet të mendojmë si të tillë.

Shqipëria është e shqiptarëve të vërtetë, ata e kanë ruajtur nga shumë furtuna, megjithëse të tjerët e përçanë, se e dinin fuqinë e gjithanëshme të shqiptarëve, dhe janë po shqiptarët që do ta zhvillojnë atë më tej.

Ajo do të ketë progres dhe prosperitet të qëndrueshëm vetëm atëherë kur Kosova do të shpëtojë njëherë e mirë nga kthetrat e kuçedrës serbe, kur të gjithë të jemi bashkë dhe vet Shqiptarët kudo që janë të investojnë në Shqipëri, por jo mafia shqiptare dhe ajo e huaj siç po mbëhet, po pastrojnë paret në ndërtime fabrikash, pallatesh, karburante etj.

Please follow and like us: