Opozita: Më 7 maj, tubim kombëtar në Kavajë
Më 7 maj, ditën kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme në Bashkinë e Kavajës, partitë e opozitës lajmëruan mbajtjen e një protestë në këtë qytet.
Pas një takimi të partive të opozitës në selinë e Partisë Demokratike, u tha se në Kavajë do të mbahet protesta e madhe kombëtare. Opozita nuk do të marrë pjesë me kandidatë në këto zgjedhje dhe është kundër.
Më herët, drejtues të Partisë Demokratike kishin njoftuar se në Kavajë nuk do të ketë zgjedhje. Ndërsa Kavaja pritet të jetë prova gjenerale për çka mund të ndodhë më 18 qershor në zgjedhjet e përgjithshme.
Po sot përfundon edhe afati për regjistrimin e partive për zgjedhjet e qershorit. Partitë opozitare konfirmuan se nuk do të regjistrohen.
Please follow and like us: