Pse dështoi sistemi anti-raketor i Putinit kundër Tomahawkave të Trumpit?
Vladimir Putin nuk ka tentuar që të ndalojë sulmin raketor të Donald Trumpit në bazën ajrore të Bashar al-Assadit, edhe pse ishte i mbrojtur nga sistemi anti-raketor rus S-400 Growler, transmeton koha.net.
Rusët kanë ndërtuar sistemin Growler, i cili mund të mbrojë në rreze deri 400 kilometra e deri 27 kilometra në lartësi.
Por edhe pse sistemi anti-raketor ka mbuluar zonën e sulmuar nga SHBA, asnjë përpjekje për ta ndalur Tomahowkat nga anijet luftarake USS Porter dhe USS Ross nuk është bërë.
Ndërsa presidenti Donald Trump ka njoftuar Vladimir Putinin 30 minuta para sulmit, kështu që Rusia as që ka tentuar që t’i ndalojë ato. Drejtori i Këshillit të çështjeve ndërkombëtare të Rusisë, Andrei Kortunov ka thënë: “rreziku për një konfrontim direkt në mes të Rusisë dhe SHBA-së është rritur në mas të madhe. Dhe deshën apo nuk deshën, kjo mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore, dhe se kjo është përgjegjësi se si liderët sillen”.