Albspirit

Media/News/Publishing

“Sepse ti je dashuri”, Julian Deda dedikim gruas për ditëlindje

Artisti i njohur Julian Deda është i martuar prej vitesh me gruan e tij Armanda por sot për të është një ditë e veçantë. Ata janë edhe prindër të dy fëmijëve. Sot Deda nuk është përmbajtur por e ka bërë publike atë ç’ka ndjen dhe rëndësinë që ka Armanda për të. Por duhet të theksojmë që nuk janë të pakta dedikimet që Deda i bën gruas së tij edhe publikisht. Këtë herë, me rastin e ditëlindjes së gruas së tij, Armanda ai e ka uruar në rrjetin social Instagram duke u shprehur se ajo është dashuria e tij.

“Sepse ti je dashuri dhe une te dua shume. Gezuar ditelindjen zemer!”, shkruan Julian Deda për gruan e tij. Nuk kanë qenë të pakta edhe reagimet e ndjekësve të cilët i kanë uruar edhe 100 vjet të lumtura gruas së tij.

Please follow and like us: