Socialistët sulmojnë Ministrinë e LSI: Ç’është kjo 35 milionë USD për 4 km rrugë?
Ka pasur debat dhe përplasje sot në komisionin e Ligjeve, ku socialistët kanë sulmuar Ministrinë e Transporteve, për shtesën e kontratës për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Ministria e Transporteve drejtohet Sokol Dervishaj, i LSI.
Debati:
Pandeli Majko: Duam shpjegime te qarta, kush mban përgjegjesi për këtë shtesë kontratë që shkon mbi 20% te vleres se rruges. C’eshte kjo vlere 35 milione dollare per 4 kilometra rruge. Duam sqarime me ze dhe figure.
Specialisti i ministrise se Transporteve: Ka patur 5 rreshqitje ne rrugen e Ibes dhe skarpatat qe do behen do jene deri ne 700 metra. 35 milion dollare duhen vetem per segmentin e pare te kesaj rruge.
Dash Peza: E gjej te pabesueshme te vish dhe te thuash qe dua shtese kontrate se na kane dale situata te paparashikueshme. Me duket e pabesueshme. A keni bere studime per kete projekt? Do mbani pergjegjesi per ato qe do thoni ketu.
Doshi: Ju jeni parti e 20%..
Hysi: Zoti Doshi jo keshtu..
Doshi hakmerret me Majkon
Majko: Tome nje minut se do flas une..
Doshi: Mos me thuaj Tome, por Zoti Doshi.
Majko: Ke te drejte.