Uashingtoni themelon grupin e lobistëve për shqiptarët
Pasi kishe pushuar së ekzistuari për disa vite, Senati amerikan ka formuar Grupin Lobues për shqiptarët në Ballkan. Pjesë e këtij Grupi janë senatorët Johnny Ernest dhe Gary Peters. Grupi i sapo formuar synon të siguroj vazhdimësinë e mbështetjes së Uashingtonit ndaj shqiptarëve në Evropën juglindore. “Rivendosja e këtyre grupeve është mjaft e rëndësishme pasi do të përfaqësojë senatori nga radhët e republikanëve”, ka thënë John Ernest. Ernest është një senator republikan dhe është shumë i afërt me presidentin Trump. Ai ka ndikim të madh në administratën aktuale amerikane, ndërsa senatori demokrat Gary Peters është një mik i shqiptarëve. “Unë pres që të punojmë me senatorin Ernest për të forcuar lidhjet e thella në mes popullit shqiptar dhe të mbështesim të drejtat demokratike të shqiptarëve në Ballkan dhe SHBA”, ka thënë Peters.