Albspirit

Media/News/Publishing

Zguri: Afati i regjistrimit, 10 Prill

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Klement Zguri, thotë se afati për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet politike të 18 Qershorit, është 10 Prilli. Zguri bazon mendimin e tij, duke cituar përcaktimet në ligj. “Kodi Zgjedhor i miratuar me votat e deputetëve të të dy palëve, në nenet 64, 65 dhe 67, saktëson afatet e regjistrimit. Kështu, afati për partitë është 10 Prilli, për koalicionet është 29 Prilli dhe ai për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë, data 29 Prill. KQZ është e detyruar të respektojë afatet ligjore. Nëse partitë politike bien dskord në një marrëveshje, atëherë ato mund të kryejnë ndryshimet ligjore dhe KQZ i reflekton ato ne vendimmarrjen e saj”, tha Zguri.

Anëtari i KQZ, i mbështetur nga opozita, për të forcuar mendimin e tij, kujton precedentin në zgjedhjet lokale të vitit 2015, kur kandidati i opozitës për Bashkinë Kurbin, kërkoi të regjiatrohej një ditë pas afatit ligjor. “Ishte po kjo KQZ, e cila nuk lejoi regjistrimin e kandidatit në fjalë”, tha Zguri.

Please follow and like us: