Debatet mes Metës dhe Idrizit gjatë mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve
Mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, përpara nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, ku u miratua komisioni ”ad hoc” për Vettingun dhe ku u votuan tre emrat e mazhorancës, është shoqëruar me debate mes Shpëtim Idrizit dhe Ilir Metës.
Burime pranë mbledhjes bëjnë të ditur se Idrizi ka kërkuar llogari për përjashtimin e PDIU-së nga Vettingu.
Përgjigja e kryetarit të Kuvendit Meta ka qenë se PDIU nuk mund të barazohet me PS-në.
Debati
Shpëtim Idrizi: Kërkoj shpjegime pse u përjashtua PDIU nga komisionet e Vettingut?
Ilir Meta: Nuk mund të barazohesh me Partinë Socialiste. Janë tre emra për komisionin dhe i katërti del i tepërt.
Shpëtim Idrizi: Unë s’tërhiqem nga gara. Dua të votohem në Kuvend.
Në mungesë të opozitës dhe zërave për të tjera lëvizje të LSI-së, mazhoranca kishte 87 vota dhe zgjodhi 3 anëtarë të saj në komision, Vasilika Hysin, Ulsi Manjën dhe Luan Ramën, ndërsa rrëzoi kandidaturën e Shpëtim Idrizit të PDIU-së.