Fermerët protestojnë të zhveshur para Parlamentit
Fermerët indianë kanë gjetur një mënyrë të veçantë për të tërhequr vëmendjen e qeverisë së tyre për anulimin e borxheve të kredive të tokës dhe mbështetjen financiare për thatësirën.
Ata kanë dal para parlamentit të zhveshur plotësisht, ditën e hënë, pasi iu mohua takimi i kërkuar me kryeministrin.
Spektakli i pazakontë në Nju Delhi u shkaktua nga anulimi I një takimi mes Kryeministrit indian ,Narendra Modi, dhe fermerëve të prekur nga thatësira e madhe.
Fermerët e një shteti jugor kanë protestuar në qytet për disa javë rresht mbi kushtet e vështira ekonomike dhe administrimin e ujërave,
Imazhet e publikuara nga agjencia vendase e lajmeve tregonin qindra fermerë të zhveshur jashtë parlamenti, në shenjë proteste.
Please follow and like us: