Gjendet trupi i pajetë i një peshkatari në Seman
Trupi pa jetë i një peshkatari është gjetur në ujërat e plazhit të Semanit në Fier. Sipas inormacioneve të para të policisë trupi i peshkatarit është gjetur nga banorë të zonës.
Mësohet se personi i mbytur kishte shkuar për peshkim mëngjesin e sotëm.
“Më datën 11.04.2017, ora 12:30, në plazhin Seman, Fier, në grykëderdhjen e kanalit të hidrovorit Hoxharë, nga banorë të zonës është gjetur i mbytur shtetasi A.M, 80 vjeç, banues në fshatin Dërmenas Fier, i cili ka qenë duke peshkuar”, sqaron policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes.
Please follow and like us: