Ismail Kadare: 6 muaj para bombardimit të Serbisë, Zhak Shirak më tregoi se NATO do të sulmonte
Ismail Kadare ishte njoftuar për bombardimin e Serbisë gjashtë muaj para se kjo të ndodhte. Shkrimtari ishte njoftuar atëherë nga Presidenti francez Jacques Chirac.
“6 muaj para se të ndodhte kjo kam pasur korrespondencë me Presidentin e Francës Jacques Chirac dhe në një nga letrat e tij në shtator të 1998 më shkruante se: z/Kadare, Franca është e vendosur ta ndihmoj çështjen e popullit shqiptar në Kosovë. Nëse do të vazhdojë shtypja e kësaj etnie Franca do të ndërmarrë iniciativë atje ku duhet dhe do të kërkojë ndërhyrje me armë”, tregoi ai.
Thotë se me këtë u nderua populli shqiptar dhe vet ai.
“Ishte nderim që më bëri mua Presidenti francez. Nderim që i bëri popullit shqiptarë. nxori një sekret të madh sepse ky është një sekret shumë i madh. Të dish gjashtë muaj përpara se çdo të bëj Europa, do të përdori armët në qoftë se serbët nuk tërhiqen është tamam sekret shtetëror i klasit të parë”, theksoi Kadare.
Kadare: Goditjet që ia bëjmë Skënderbeut janë turpi i kombit tonë
Ismail Kadare thotë se goditjet që po bëhen Gjergj Kastriotit – Skënderbeut janë turpi i kombit shqiptar. Thotë se mohimi i Skënderbeut është mohim i rrënjëve të Europës. “Duke mohuar Skenderbënë, pra praktikisht mohohen rrënjët e Europës. Liri shqiptare pa Europën s’mund të ketë, është një gjë anormale prandaj historia jonë është histori shqiptaro-europiane, liria jonë është e tillë, e ardhmja është e tillë dhe këtu nuk duhet të ketë asnjë dyshim”, tha Kadare.