Albspirit

Media/News/Publishing

Knut Fleckenstein: Qeveria teknike nuk është domosdoshmëri në Shqipëri

Eurodeputeti Knut Fleckenstein deklaroi se qeveria teknike nuk është domosdoshmëri në Shqipëri. Teksa është pyetur për situatën politike dhe protestën e opozitës në Shqipëri, Fleckenstein tha se BE nuk jep rekomandime për qeverinë teknike. Eurodeputeti përsëriti kërkesën që partitë të votojnë Vetting-un në Parlament.

“Qeveria teknike nuk është e nevojshme në Shqipëri. E nevojshme ishte në Maqedoni ku kishte prova. Asnjë nga europarlamentarët nuk e mbështesin bojkotin e PD. Të mos shkosh në parlament do të thotë të mos ndryshosh asgjë. Të mos ndryshosh asgjë në lidhje me zgjedhjet, është zhgënjyese. Për zgjedhjet duhet te zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR. Protesta e opozitës mund të jetë jo vetëm për të bllokuar vettingun”- tha Knut Fleckenstein.

Please follow and like us: