Albspirit

Media/News/Publishing

Kukan: Rama, Meta e Basha duhen mbyllur në një dhomë

Po të kishte mundësi do të mbyllte në një dhomë kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe kreun e opozitës, Lulzim Basha derisa të gjenin një zgjidhje për krizën politike. I këtij mendimi është eurodeputeti Eduard Kukan.

Gjatë një bisede me gazetarë në Bruksel, Kukan u shpreh ndër të tjera se bojkoti i zgjedhjeve nuk është mënyra e duhur për të luftuar padrejtësitë, ndërsa ka edhe një thirrje për qytetarët.

“I bëjmë thirrje njerëzve të mos i lejojnë politikanet t`i përdorin për të nisur konflikte.  BE ka institucione qe vëzhgojnë zgjedhjet, raportojnë dhe rekomandojnë. ODIHR do na thotë se do jenë për zgjedhje në Shqipëri. Na lini t`iu ndihmojmë”, u shpreh Kukan.

Ai theksoi më tej se e kemi nxitur opozitën që të votojë vettingun në të gjitha nivelet.

Please follow and like us: