Albspirit

Media/News/Publishing

Media austriake: Serbia të vendosë mes BE dhe Rusisë, të mos luajë politikën e Titos

Në Ballkan vendoset e ardhmja e Europës. Që prej para njëqind vitesh kjo fjali ishte e vlefshme ku Lufta e Parë Botërore shpërtheu si pasojë e krizës me Serbinë. Vala e refugjatëve dhe ftohja e marrëdhënieve mes Rusisë dhe perëndimit ka arritur një dimension tjetër. A është zgjedhja e Aleksandër Vucicit president i Serbisë një “menetekel” për mynxyrat që e presin perëndimin në të ardhmen?

Protestat kundër Vucicit për akuza të falsifikimit të procesit zgjedhor, të kujton pak a shumë përleshjet në bulevardet e Shkupit në shtetin fqinj Maqedoni, përpara dy vitesh. Dhe këtu duhet të kujtojmë më të keqen: Serbia ashtu si edhe Maqedonia është një fushë betejë mes insteresave perëndimore dhe ruse, shkruan media më e vjetër botërore e botuar në vijimësi “Wiener Zeitung”.

Deri tani Vucic ka pasur sukses të bashkëpunojë me shtete të ndryshme: nga ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurz, të cilët gjetën marrëveshje për mbylljen e korridorit ballkanik; deri te ministri i jashtëm britanik Boris Johnson, që e siguroi që edhe pas Brexit roli i Britanisë në Ballkan është ekstremisht i rëndësishëm për Serbinë. Kështu ka qenë prej përpara një shekulli, tha Vucic. Ai ka miqësi edhe me presidentin rus, Vladimir Putin.

Lidhja e fuqishme me Moskën dhe Beogradin ka fillet e saj nga fillimet e lëvizjeve nacionaliste në fillim të shekullit të 20. Atëherë Rusia përpiqej nën ideologjinë e pansllavizmit të krijonte Serbi të pavarur nga austro-hungarezët.

Sot Rusia eksporton armë dhe investon në modernizimin e ushtrisë serbe – për ta parandaluar anëtarësimin e saj në NATO. Pasi tani ose më vonë BE mund t’ia kërkojë Serbisë procesin e anëtarësimit të saj në NATO.

Shumica e popullatës serbe e refuzon anëtarësimin në NATO në këmbim të anëtarësimit në BE. Vucic që në vitet 90-të vlente si politikan nacionalist, prej 2009 ka ndryshuar diskursin e tij politik. Ai tani përqëndrohet te anëtarësimi i vendit në BE, sqarimi i krimeve gjatë luftës së shpërbërjes së ish jugosllavisë si dhe zgjidhjet e tensioneve inter-etnike në lidhje me Kosovën.

Vetëm tani shihet tërbimi i qytetarëve për të zmbrapsur këtë “sistem”. Në fund qeveria e Serbisë duhet të vendosë, sepse një “rrugë të tretë” mes BE dhe Rusisë nuk ka; ashtu siç dikur mund të bënte Josip Broz Tito, tani është e pamundur.

Please follow and like us: