Paralajmërimi i Blushit: Sot bien enverucët, halat, ngjalat, hardhucët, merlucët dhe derrkucët
Pasi paralajmëroi largimin e LSI dhe përgjysmimin e qeverisë në fundjavë, kreu i LIBRA Ben Blushi ka dhënë edhe një paralajmërim tjetër sot, në ditën e vdekjes së Enver Hoxhës. Ai thotë se sot bëhen bashkë natyra dhe nderi dhe njëkohësisht sipas Blushit, është dita kur bien enveristët, ngjalat e derrkucët.
“11 prill dita e enverucëve. Sot është 11 prill, dita kur bie Enveri, kur zakonisht bëhen bashkë natyra dhe nderi.
Sot bien enverucët, halat, ngjalat, hardhucët, merlucët dhe derrkucët!”, shkruan Blushi në Facebook.