Albspirit

Media/News/Publishing

Qeveria ndryshon ligjin: Arabët do ndërtojnë kullë 350 m. Aty do vendoset dhe Bashkia e Tiranës

Një projekt arab për “Kulla Ikonike” në Tiranë ka shkaktuar debat në komision ku ishte dhe ministrja Ikonomi.

Kompania nga Dubai Al Habtoor Investment” ka propozuar të ndërtojë një godinë 350 metra të lartë me një sipërfaqe totale prej 145 mijë metrash katrorë.

Në këmbim të projektit ku do të investohen 250 milion dollarë, firma kërkon përjashtim nga çdo lloj takse për 15 vjet dhe faljen e 25 mijë metrave katrorë truall në fund të Bulevardit të ri të Tiranës.

Për këtë arsye, Qeveria po ndryshon edhe ligjin për investimet e huaja, pasi kështu firma nga Dubai do të ketë siguri juridike për pronën që merr, edhe nëse ka pretendime se toka ka pronarë të tjerë dhe jo shtetin.

Duke raportuar në komisionin e veprimtarive prodhuese ministrja e Ekonomisë Milva Ikonomi, tha se po kërkohet ndihma e parlamentit, pasi ky lloj investimi nuk klasifikohet si strategjik.

Por deputeti i LSI-së Robert Bitri, kërkoi të dijë arsyet se përse po jepet 18 milion euro tokë falas dhe përjashtim nga taksat për këtë projekt.

Kompania me qendër në Emiratet e Bashkuara Arabe ka dorëzuar kërkesën pranë Ministrisë së Ekonomisë për ndërtimin e një kulle me vlerë 250 milionë dollarë.

Burimet për televizionin Klan thonë se si përfitim Shqipëria do të marrë 3 mijë metra katrorë zyra të barasvlefshme me 10 milionë dollarë. Në këtë kullë mund të zhvendoset edhe Bashkia e Tiranës.

Në total vlera ekonomike e kësaj vepre arrin në 483 milion dollarë.

Tv Klan

Please follow and like us: