Albspirit

Media/News/Publishing

Rama braktis sallën sapo nis të flasë Ben Blushi

Pas votimit të emërimeve për Komisionin e Vetingut, kryeministri Rama dhe disa deputetë të PSë kanë ikur nga salla në momentin që ka marrë fjalën Ben Blushi. Ky i fundit tha se me votimin e sotëm ka një paradoks të madh. Ai i është drejtuar Vasilika Hysit që u votua te Komisionet e Vetingut. Blushi tha se ka shumë respekt për Hysin dhe se ajo duhet të japë dorëheqjen sepse nuk mund të votojë edhe për kreun e PS­së edhe për gjyqtarët që do të emërohen. Në këtë moment është larguar edhe Rama me pjesën më të madhe të grupit parlamentar të PS­së. Blushi tha se Rama diten e sotme duhet rte vinte ne Kuvend per te dhene doreheqjen. Pas fjales se Blushit, kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka mbyllur seancen.

Please follow and like us: