Albspirit

Media/News/Publishing

Senatori John McCain takon krerët e shtetit në Tiranë, thirrje për dialog

John McCein, kandidati presidencial amerikan dhe kryetar i Komisionit të senatit për Shërbimet e Armatosura, do të vizitojë Shqipërinë ditën e premte.

Një fakt i tillë bëhet i ditur për Vizion Plus nga burime diplomatike, që konfirmojnë se në axhendën e senatorit përfshihen një sërë takimesh me Presidentin Nishani, kryeministrin Rama, kryetarin e parlamentit Meta, kreun e opozitës Basha, Ministrin e Jashtëm Bushati dhe Ministren e Mbrojtjes Kodheli.

McCain vjen në Tiranë për të diskutuar në lidhje me bashkëpunimin dhe rolin e Shqipërisë për çështjet e sigurisë dhe luftën globale kundër terrorizmit e ekstremizmit, si edhe partneritetin me Shtetet e Bashkuara. Por vizita vjen në kohën, kur vendi është pushtuar nga kriza politike dhe për këtë arsye pritet që ai t’u japë palëve mesazhe për dialog.

McCain ishte të hënën në Beograd, ku u takua me presidentin Vuçiç, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet dypalëshe. Ndalesat e radhës janë Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi.

Please follow and like us: