Tentoi të korruptojë gjyqtarin, ndalohet avokati Lepuri në Shkodër
Policia e Shkodrës ka ndalur me akuzën e korrupsionit aktiv, avokatin Gjon Lepuri.
Në njoftimin e policisë thuhet:
Më datë 08.04.2017, ora 19:00, u ndalua shtetasi Gjon Ndrec Lepuri, i datëlindjes 10.05.1964, banues në Shkodër, me arsim të lartë, Avokat pranë Dhomës Avokatisë Shkodër, sepse Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë, ka caktuar masë sigurie ”Arrest shtëpie“ , për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”.
Please follow and like us: