Vettingu/ Rama: Mund ta bllokojnë por s’mund ta pengojnë popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë
Kryeminiostri Edi Rama ka shkruar në Twitter në lidhje me seancën parlamentare që pritet të mbahet sot pasdite.
Në axhendën e punimeve të kësaj séance të jashtëzakonshme, parashikohet zhvillimi i procedurës për ngritjen e komisionit Ad-hoc të Vettingut, që nuk mund të realizohet pa praninë e opozitës e cila vijon të bojkotojë Kuvendin.
Rama shkruan se ky proces nuk mund të ndalet, pavarësisht bllokimeve të përkohshme.
“Sot në Kuvend nis rruga e Vetingut! Mund ta bllokojnë përkohësisht po s’do ta pengojnë dot popullin të heqë qafe pengmarrësit e drejtësisë”, shkruan Rama.
Please follow and like us: