Albspirit

Media/News/Publishing

Ahmedinexhad paraqet kandidaturën e tij për presidencialet

Ish-presidenti i Iranit, Mahmud Ahmedinexhad deklaroi se ka paraqitur kandidaturën e tij për presidencialet që do të mbahen muajin e ardhshëm.

Ahmedinejad më parë kishte deklaruar se do të mbështesë Hamid Bakayi-n në këto zgjidhje, ndërsa në mënyrë surprizë ai ka paraqitur kandidaturën në ditën e dytë të regjistrimeve.

Më herët lideri fetar i Iranit, Ali Hamanej i kishte kërkuar Ahmedinexhadit të mos kandidojë.

Për këtë arsye kandidatura e Ahmedinexhadit vlerësohet si kundërshtim i Hamanejit.

Zgjedhjet presidenciale në Iran do të mbahen më 19 maj, ndërkaq kandidatët duhet ta paraqesin kandidaturën e tyre deri të premten.

Pas paraqitjes së kandidaturës për president fillon procesi i vlerësimit nga aspekti i cilësive fetare dhe politike të kandidatëve nga ana e Kuvendit.

Ndërkohë që më 26 prill do të shpalosen emrat e kandidatëve të cilët mund të garojnë në këto zgjedhje.

Please follow and like us: