Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Vettingu është një projekt mafioz i ndërkombëtarëve

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka akuzuar ndërkombëtarët se janë autorë të një komploti mafioz sa i përket vettingut. Sipas tij, ka një komplot ndërkombëtarë për t’i dhënë në dorë drejtësinë, Edi Ramës. “Projekti i vetting-ut është një projekt mafioz i ndërkombëtarëve”, deklaroi Basha. Sipas tij, komplotistët që janë diplomatë të huaj kanë marrë peng ekspertët e BE-se.

“Komploti është zbuluar jo herët sa duhet, por në kohë, gjithcka është bërë me qëllim jo për të ndihmuar Shqipërinë për të pasur prokurorë dhe gjyqtarë të pakorruptuar, por për t’i dorëzuar drejtësinë Edi Ramës, ky ka qenë projekti, jo pro Shqipërisë, por pro Edi Ramës, kundër interesave të shqiptarëve kudo janë. Jemi këtu dhe jam këtu i vendosur të qëndroj si pengesë totale për kapjen e drejtësisë nga Rama, kjo s’ka për të ndodhur kurrë. Rama komploti është zbuluar, jo thjesht sepse ty nuk të zëmë besë, por se vënë në pikëpyetje edhe miqtë e tu motivet e tua, bashkëkomplotistët e tu janë dekonsipruar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare. Të gënjeu mendja se mund të na komplesoje, ke harruar se përballë ke qe tani brezin e ri të shqiptarëve që nuk i komplekson dot, as ti as miqtë e tu të korruptuar”, dekaroi Basha.

Sipas tij, “Republika e vjetër është një komplot kundër qytetarëve shqiptarë, ekonomisë, demokracisë dhe të rinjve.

“Ja pse dhe rinia kërkon përmbysje të republikës së vjetër. 1000 euro për frymë u ka zhvatur republika e vjetër qytetarëve shqiptarë.  Kjo vjedhje shtrihet në të gjithë qytetarëve, si të majtë ashtu edhe të djathtë. Çmimet e rritura janë pjesë e kësaj vjedhje dhe shkojnë në xhepat e një grushti pushtetarësh. Janë autorë të komplotit me interesa miliarda euro. Ndaj nuk duan të tërhiqen. Vettingu në politikë bëhet me zgjedhje të lira dhe të ndershme. Klani i Edi Ramës është autor i komplotit. Me vettingun në drejtësi kërkon të fusë në dorë sistemin e drejtësisë. Projekti i vettingut është një projekt mafioz i ndërkombëtarëve. Ata donin ti jepnin Ramës drejtësinë në dorë. Komploti është zbuluar. Ndërkombëtarët do japin llogari në SHBA dhe BE”, deklaroi Basha.

Basha ka theksuar se opozita nuk terhiqet nga kerkesa per qeveri teknike dhe largimin e Rames nga karrigia e kryeministrit.

“Oferta jonë për qeverinë teknike është ofertë e zemërgjerësisë tipike, të opozitarëve të lirisë, sepse jemi në të drejtën tonë të kërkojmë jo vetëm largimin, por arrestimin dhe procedimin e kreut te kesaj masakre te ketij shkaterrimi qe i eshte bere vendit… Por s’kemi kërkuar ta përmbysim me revolucion, por vetem të largohet si shenja minimale e përgjegjësisë per ku e ka sjellë vendin. Prandaj ta harrojë cdokush pavarësisht sa nga maja e cilës thanë flet, se ne do tërhiqemi pa largimin e Ramës nga karrigia kryeministrore, ky është kushti minimal për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kjo nuk ndryshon dhe cdo ditë që kalon është kohë e humbur por jo kohë e fituar për republikën e vjetër se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë vetëm fillimi, repubulika e re është reformë…kufizon pushtetet e kryetarëve të partive dhe e delegon këtë pushtet tek i zoti i punës, te qytetarët shqiptarë. Repubklika e re s’është vetëm qeveri teknike, por zgjedhje të lira dhe të ndershme me votim elektronik”, tha Basha.

Please follow and like us: