Kim Jong-un i rrethuar: Pas nisjes së anijeve amerikane, Kina dërgon 150 mijë trupa në kufi
Kina ka dërguar 150000 trupa në drejtim të kufirit me Korenë e Veriut, ndërkohë që aeroplanmbajtësja dhe dhjetëra luftanije amerikane kanë mbërritur ne rajon.
Zyrtarët kinezë kanë deklaruar se kjo lëvizje e bujshme ka për qëllim të ndalojë ndonjë fluks refugjatësh nga Koreja e Veriut, nëse regjimi totalitar shembet.
Ata janë të shqetësuar se një sulm i mundshëm ajror nga marina amerikane ndaj shtetin vetmitar mund të bëjë që mijëra koreanoveriorë të nisen drejt Kinës, shkruan “Daily Star”.
Vendimi i presidentit Donald Trump për të bombarduar Sirinë në hakmarrje për një sulm të dyshuar kimik nga ana e liderit të saj Bashar al-Assad, ka shtuar edhe më shumë frikën në rajon.
Trump dhe Presidenti kinez Xi Jinping u takuan javën e kaluar ku diskutuan edhe kërcënimin e armëve bërthamore të liderit Kim Jong-un.
Theksojmë se Pekini ka anuluar importet e qymyrit nga Koreja e Veriut, pas provës së fundit të raketave balistike, duke i hequr Koresë së Veriut një burim të rëndësishëm të kapitalit.