Kotzias: Ata që refuzonin të negociojnë për emrin, tani nuk lejojnë të formohet qeveria
Shefi i diplomacisë greke, Nikos Kotzias dërgoi mesazh të ashpër për Maqedoninë se irredentizmi ndaj Greqisë pengon perspektivën euro- atlantike të shtetit. Duke folur për politikën e jashtme greke në Odën ekonomikë të Athinës, Kotzias vuri në duke se në kontestin për emrin problematike janë tendencat irredentiste që vendi i tregon në kërkesat për emrin e Maqedonisë.
“Problemi për emrin nuk vjen nga diskutimi për pagëzimin e dikujt, por lidhet me irredentizmin dhe ky irredentizëm dhe kontestim i kufijve të një rajoni nuk mundet në Evropën moderne të integrohet një shtet si anëtare e BE-së kur ka irredentizëm të tillë”, deklaroi Kotzias.
Problemi i Maqedonisë, por edhe i shteteve tjera ballkanike sipas Kozias është mungesa e kulturës së kompromisit edhe brenda në shtet edhe në politikën e jashtme dhe moskuptimi i esencës së demokracisë dhe rregullit se edhe pakica mund të bëhet shumicë. Ai vëren se ata që refuzojnë me Greqinë të bisedojnë për zgjidhjen esenciale të emrit janë të njëjtit që tani nuk duan shumica në parlament të formoj Qeveri.
“Demokracia nuk është vetëm demokraci e shumicës. Në Greqinë antike ekzistonte problemi se një shumicë që krijon mekanizëm të ngel shumicë, pa qenë shumicë esenciale mund të ketë tirani të shumicës”, thotë Kotzias.
Sipas tij, megjithatë falë masave për ndërtimin e besimit, raportet mes dy palëve janë intensifikuar.