Majko kritikon Denar Bibën: Nuk mund të flisni për çadrën…
Deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka kritikuar kreun e KQZ-së, Denar Biba në lidhje me deklaratat e tij publike për disa çështje politike. Debati u zhvillua sot gjatë seancës dëgjimore për raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, raporton “Panorama”.
“Nuk mund te dalesh neper banaqe televizive dhe te japesh mendime personale, per cadren, per politken dhe Gjirin Persik”- i është drejtuar Majko, kreut të KQZ-së.
Majko i ka kujtuar Bibës se nuk eshte serioze kjo gjë, duke e “akuzuar” ate se ” po krijon konfuzion në publik me deklaratat qe po ben”.
DEBATI
Majko: Komisioni qendror i Zgjedhjeve ka një opinion, i cili merret me votim. Jo të dilni në kanale të ndryshme e të jepni mendime të ndryshme për cështje të ndryshme.
Ndërhyn Biba për sqarim
Majko: Merreni si vërejtje dashmirëse këtë. Ju lutem. Nuk ka për një anëtar të KQZ, qoftë edhe për ju si kryetar, një histori banaku, që ju flisni që nga Reforma Zgjedhore, nga cështjet politike, nga arsyet pse ka hyrë dikush në cadër e pse është jashtë, e per çshtjet e Gjirit Persik, ju keni një podium quhet zëdhënënia e KQZ që të jepni mendimin e të thoni ky është mendimi i shumicës, ky është mendimi i pakicës e kaq.