Pranoi se punon edhe si prostitutë, gazetarja pushohet nga puna
Prezantuesja e një programi të njohur të televizionit në Bosnje është pushuar nga puna pasi pranoi se punonte edhe si prostitutë. Senada Nurkiç, 26 vjeç ka thënë se ashtu si cdo punë edhe prostitucioni është profesion.
Prostitucioni është një punë si çdo punë tjetër. Nuk shoh asgjë të gabuar. E shes trupin tim për të mbijetuar dhe të ndihmoj veten me para. Nuk shoh asgjë gabim”, kishte deklaruar ajo.
Një zëdhënës i televizionit tha se ndër arsyet ishte edhe sjellja e saj gjatë emisionit.
Prostitucioni është i paligjshëm, por Senada thotë se nuk ka frikë se mos dënohet, pasi i dashuri i saj është politikan i fuqishëm, pa i bërë publik emrin.
26 –vjeçarja shprehet se i përzgjedh klientët. Ata duhet të jenë të bukur e të pasur.
Më përdorin kryesisht biznesmenët. Kur nuk i kanë gratë në shtëpi, unë shkoj atje. Kryesisht klientët e mi janë të bukur dhe të pashëm. Disa vajza thjesht e ëndërrojnë këtë, ju betohem. Përveç parave, më bëjnë edhe dhurata të shtrenjta”.
Senada ka bërë publike edhe çmimet: 600 euro për seks me një person dhe mbi 1000 euro për seks në grup.
Please follow and like us: