Albspirit

Media/News/Publishing

Rama ngre duart para LSI, nuk di ç’të thotë për koalicionin

Edi Rama ishte100% i bindur në intervistën në Top Story se LSI do ta ndiqte pas në një koalicion të ri për zgjedhjet e ardhshme. Pyetjes së Sokol Ballës se sa i sigurtë ishte nga 1 te 10, Rama iu përgjigj duke ngritur të 10 gishtat lart.

Situata politike po ndryshon aq shpejt, saqë sot duket se kryeministri nuk e ka as idenë më të vogël se çfarë do të ndodhë. Në një intervistë për Vizion Plus me gazetarin Ergys Gjençaj, Rama sërish ngriti lart duart, por kësaj radhe për të treguar se nuk parashikon dot asgjë.

“Unë kam ngritur duart, pastaj në 10 gishta secili numëron aq sa ka dëshirë të numërojë, kështu që, unë kam qenë dhe mbetem i bindur, se ky nuk është koalicion i Edi Ramës me Ilir Metën, nuk është koalicion i një grupi me një grup tjetër, ky është një koalicion strategjik për të bërë reformat që e bëjnë Shqipërinë shtet dhe si I tille ka qenë i suksesshëm.

Nuk shoh arsye pse nuk duhet të vazhdojë.

Sa I përket Partisë Socialiste, ne jemi forca që udhëheq koalicionin dhe nuk kemi parë kurrë mbrapa për të shkëputur ndonjë pjesë të koalicionit dhe aq më tepër për t’u shkëputur nga ndonjë partner strategjik si LSI”

Please follow and like us: