Albspirit

Media/News/Publishing

Rama, takim kokë më kokë me Ilir Metën

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kreun e LSI-së Ilir Meta. Takimi mes tyre po mbahet tek “Vila 30”.

Ky takim vjen një ditë pas miratimit në Kuvend të tre emrave të maxhorancës për komisionin e vettingut “ad hoc” dhe një ditë para seancës plenare të së enjtes.

Nga ana tjetër ky takim po zhvillohet para proceduarve për zgjedhjen e Presidenti të ri. Ndërkohë që nesër kryeparlamentari Ilir Meta në orën 10:00  do të mbledhë Konferencën e Kryetarëve për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Zgjedhjet e 18 Qershorit janë shumë afër dhe opozita ka theksuar se nuk do të marrë pjesë nëse nuk garantohen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ajo kërkon dhe krijimin e një qeverie teknike.

Lidhur me këtë situatë kryeministri Rama është shprehur se zgjedhjet do të mbahen me 18 Qershor. Ndërkohë aleati i tij në koalicion Ilir Meta ka thënë se zgjedhje pa opozitën nuk do të këtë dhe se në Shqipëri nuk mund të zhvillohen zgjedhje “farsë”.

Please follow and like us: