Shpërthejnë protestat kundër Vuçiç në Beograd
Disa mijëra njerëz kanë protestuar në Beograd kundër politikave të qeverisë dhe fitores së kryeministrit Aleksandar Vuçiç, në zgjedhjet presidenciale.
Pjesëmarrësit protestuan kundër fitores së Vuçiçit në zgjedhjet presidenciale më 2 prill, duke pretenduar se ka pasur parregullsi të mëdha në fushatë.
Vuçiq, 46 vjeçar, ka fituar 55% të votave dhe ia doli ta siguroj fitoren në rrethin e parë.
Në këtë mënyrë, kryeministri aktual i Serbisë, tash mund ta kontrolloj në tërësi parlamentin, ku Partia Progresiste e tij e ka shumicën dhe procesin qeverisës, transmeton Rel.
Disa kritikë kanë tërhequr vërejtjen se kjo mund ta çoj Serbinë prapa në autokraci, që simbolizohet nga ish-lideri, Sllobodan Millosheviç, gjatë një dekade sa ishte president.