Albspirit

Media/News/Publishing

Shqipëri-Kosovë, tjetër mbledhje e përbashkët e dy qeverive më 24 prill

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, do të mbahet më 24 prill në qytetin e Vlorës. Lajmi u njoftua nga ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati gjatë një konference për shtyp me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë. Ministri Bushati tha se me homologun kosovar bisedoi për bashkëpunimin politik, ekonomik dhe tregtar, por dhe atë që lidhet me çështje të tjera që kanë të bëjnë me arsimin dhe kulturën. Kjo është mbledhja e radhës e përbashkët mes dy qeverive.

Please follow and like us: