Shqiptari provokon Fleckenstein: Je mik i Soros? Ja si i përgjigjet zyrtari i BE
“Të jetë e qartë: Nuk e kam takuar kurrë Xhorxh Sorosin dhe me sa di, asnjë nga stafi i tij”, kështu ka komentuar në “Facebook”, raportuesi i PE-së për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.
Eurodeputeti ka postuar një lajm ku vetë ai shprehet se kriza politike në Shqipëri do ta afektojë negativisht ekonominë e vendit. Dikush e ka pyetur: “Je mik me Xhorxh Soros?”.
“Jo”, përgjigjet eurodeputeti i cili ka qenë nën presion nga opozita si i njëanshëm në trajtimin e krizës në Shqipëri.
Pak javë më parë, Hashtag.al publikoi një raport të brendshëm të Fondacionit Soros, ‘Lista e aleatëve të besuar në Parlamentin Evropian (2014-2019)’, ku Fleckenstein cilësohet si “aleat i besueshëm”.
Please follow and like us: